Politikat e Cilësisë

POLY PACK ofron shumëllojshmëri produktesh plastike, qese të llojeve të ndryshme dhe materiale paketimi për klientët, duke filluar nga bizneset e vogla tek kompanitë e mëdha ose industri të tëra.

Politikat e Cilësisë

Për ne në POLY PACK, siguria dhe cilësia vjen në vend të parë, kështu që të gjitha produktet tona janë të forta mjaftueshëm për transportimin e mallrave në destinacionin e paracaktuar pa asnjë dëm.

Ne ofrojmë konsultime me ekspertët tanë të prodhimit për çështjet e zgjedhjes së materialit të duhur, dizenjove, ngjyrave, trashësisë etj, dhe në ketë menyrë krijohet një plan I personalizuar në bazë të nevojave specifike të klientëve dhe destinacionit të produktit.

Duke patur në fokus kryesor në cilësinë, ne kemi implementuar një sistem kontrolli në linjat tona të prodhimit, me qëllim që të shmangen gabimet dhe korrigjimet në secilin hap.