Rreth Nesh

POLY PACK ofron shumëllojshmëri produktesh plastike, qese të llojeve të ndryshme dhe materiale paketimi për klientët, duke filluar nga bizneset e vogla tek kompanitë e mëdha ose industri të tëra.

Rreth Nesh

POLY PACK është një nga kompanitë kryesore prodhuese, eksportuese dhe shpërndarëse e artikujve plastike në Shqipëri. Kompania u themelua në vitin 2004 si biznes familjar në Gjirokastër dhe që atëhere është rritur për t’u bërë firma kryesore në industrinë plastike për Shqipërinë, si dhe faktor i rëndësishëm në rajon.

POLY PACK ofron shumëllojshmëri produktesh plastike, qese të llojeve të ndryshme dhe materiale paketimi për klientët, duke filluar nga bizneset e vogla tek kompanitë e mëdha ose industri të tëra. Me përvojën tonë dhe teknologjine moderne, ne arrijmë të plotësojmë nevojat e konsumatorëve me produkte për përdorim shtëpiak, si dhe të mbulojmë sektorin industrial dhe komercial në Shqipëri dhe më gjerë.

Kompania jonë ofron produkte plastike me porosi, duke përfshirë qese polyetilen, polypropilen, bio-degraduese, qese me materiale të riciklueshme, film poli, tub poli etj. POLY PACK prodhon të gjitha llojet e qeseve të mbeturinave, qese supermarketi, mbështjellës plastikë që shërbejnë në kuzhinë, paketime të produkteve ushqimore, paketime të produkteve industriale etj.

Aftësia jonë për të prodhuar produkte cilësore të përshtatshme për tu përdorur në industrinë ushqimore, brandimin e produkteve, graphic media dhe cdo industry tjeter, ka bërë të mundur që ne të fitojmë besimin e klientëve tanë. Ne ofrojmë shumëllojshmëri produktesh dhe materialesh të kualitetit të lartë, mbi të cilat mund të printohet me porosi, duke krijuar kështu mjetin perfekt të marketingut për çdo biznes.

Për më shumë se 14 vjet, njohja e fushës dhe e tregut, saktësia dhe fokusi ynë në shërbimin ndaj klientit, na ka bërë lider në industrinë e produkteve poli. Ne jemi të përkushtuar t’u japim klientëve tanë shërbimin më të mirë të mundshëm.

Ne punojmë me klientë gjigandë të fushës së e prodhimit, shitje me pakicë, restorante, tregje, supermarkete, kompani mjekësore, farmaci dhe pothuajse çdo industri tjetër. Qoftë kompania juaj shpërndarës apo prodhues industrial, një furrë buke, një kompani veshjesh, firmë farmaceutike, kompani shumice apo pakice, në tregun vendas dhe të huaj, ne mund të prodhojmë për ju cilindo produkt të përshtatur sipas nevojave tuaja.

Në POLY PACK, ne i japim çdo projekti, të madh apo të vogël, vëmendjen që meriton. Ekipi ynë është i trajnuar për t’ju ndihmuar të përcaktoni madhësinë, trashësinë, stilin dhe veçoritë specifike të nevojave tuaja të paketimit. Ne mund të bëjmë mijëra çanta plastike të ndryshme në madhësi, trashësi, stil dhe ngjyë. Më e rëndësishmja, ne besojmë në dorezimin e produkteve në kohë, me cilësi të mirë dhe brenda buxhetit.

Në thelb, ne prodhojmë çdo lloj qese mbeturinash dhe qese për blerje edhe pse nuk mund t’i shihni në faqen tonë të internetit, prandaj mos ngurroni të Na Kontaktoni në rast se keni një kërkesë apo porosi që nuk gjendet në këtë faqe.

Avantazhet Konkurruese

Kompania jonë është e përditësuar me nevojat e tregut dhe si rrjedhojë ne e dimë se për çfarë kanë nevojë klientët tanë. Në ketë menyrë ne kemi krijuar mundësinë për të përmbushur kërkesat e tregut vendas dhe atij ndërkombëtar.
• Cilësia përfundimtare e produktit
• Proces prodhimi fleksibël
• Facilitete moderne prodhimi
• Çmime të arsyeshme
• Gamë shumë e gjerë produktesh
• Përpikmeria
• Përgjegjësia sociale dhe mjedisore nëpërmjet përdorimit të materialeve biodegraduese dhe të riciklueshme

Objektivat

• Të behemi faktor i rëndësishëm ne industrine e plastikës për Rajonin e Ballkanit.
• Të përmbushim në kohë reale dhe në mënyrë efektive nevojat në zhvillim të klientëve tanë.
• Duke investuar në makineri dhe teknologji, ne synojmë t’u ofrojmë të ardhmen klientëve tanë.
• Përkushtim pa kompromis në cilësi.
• Pajisja e tregut me produkte dhe shërbime te orientuara ndaj klientëve
• Cilësia më e mirë me cmim të arsyeshëm
• Zgjerimi i gjurmës tonë gjeografike në të gjithë Evropën.